Aktualitet

Zjarret në Turqi, shkon në 8 numri i viktimave. Evakuohen pushuesit nga zonat bregdetare

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve në brigjet jugore të Turqisë, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për të shuar zjarret pranë vendpushimeve bregdetare.

Dy persona humbën jetën në qytetin Manavgat, sipas një njoftimi nga Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, ndërsa dhjetë u dërguan në spitalet lokale për të marrë trajtim.

Më shumë se 100 zjarre që kanë shpërthyer në Turqi gjatë pesë ditëve të fundit janë vënë nën kontroll, sipas autoriteteve.

Megjithatë, zjarret vazhdojnë ende në Manavgat, Marmaris dhe Milas, sipas ministrit të Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli.

Në Bodrum, u evakuuan me anije një grup turistësh dhe një staf hoteli. Pakdemirli tha se zjarri në zonë ishte vënë nën kontroll këtë mëngjes.

Që nga e Mërkura, mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Rusia, Ukraina, Irani dhe Azerbajxhani kanë dërguar ndihmë për të mbështetur zjarrfikësit vendas.

Qeveria turke ka premtuar rindërtimin e shtëpive të dëmtuara dhe kompensimin e banorëve.

Pakdemirli tha se të paktën 13 aeroplanë, 45 helikopterë, dronë dhe 828 zjarrfikëse po përdorën për të shuar zjarret.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button