Aktualitet

Zjarri te Sarajet e Toptanëve, Veliaj: Do shpallet muze dhe do hapet për publikun! Nis shpronësim i përshpejtuar për pronarët

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ka reaguar i revoltuar pas zjarrit që përfshiu mbrëmjen e djeshme ‘Sarajet e Toptanasave’. Me anë të disa postimeve të bëra në ‘Twitter’, Veliaj njofton se tashmë zjarri është shuar e se autorët janë të njëjtët që kryen dhe aktin në shkollën ‘Kosova’. Kreu i Bashkisë tha se ka biseduar me Edi Ramën i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet si një nga aktet e para të qeverise së re. Veliaj shkruan se kushdo duhet ta harrojë që aty do ketë nërtim, e ta harrojnë që aty do ketë zjarr sa të bëhet shpronësimi. Më tej, ai tregon se nga sot ka nisur ruajtja e monumentit 24 orë.

POSTIMI:

Mbreme ne oren 23h49 @policia_bashkia prane AMK – po, ata qe sulmonte Presidenti – kane njoftuar sallen operative per zjarrvenie prane Monumentit te Kultures njohur gjeresisht si Sarajet. Ne pak minuta zjarrfikesit e @CityOfTirana kane shuar zjarrin e qellimte ne 2 vatra

2. Ne dallim nga shume objekte per te cilat behet zhurme pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te TK, objekti Sarajet ESHTE monument kulture. Dje, nen stilin e Shkolles Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme qe pronaret te ndalojne shpronesimin.

3. Kamerat e sigurise kane kapur zjarrvenesin teksa largohet perballe Torre Drin, @PoliciaeShtetit po punon per ta çuar ne pranga. Por zjarrvenesit e vertete jane porositesit – edhe per keta nuk do kete meshire. Politikane qe diten merakosen per lodrat, e naten zjarrin qytetit!

4. Ne mesnate bisedova me KM @ediramaal i cili ka autorizuar shpronesimin e pershpejtuar per Sarajet si nje nga aktet e para te qeverise se re. Ta harrojne qe aty do kete ndertim, e ta harrojne qe aty do kete zjarr gjer sa te behet shpronesimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje!”,

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button