Aktualitet

Ish-oficer i forcave speciale në Afganistan, Denis Deliu flet për ardhjen e afganëve në Shqipëri dhe talebanët: Si infiltoheshin në polici dhe taktikat e luftimit

Ish-oficeri i forcave speciale të FA, Denis Deliu, ka folur për ardhjen e afganëve në Shqipëri. Duke qenë se ka shërbyer dy misione në Afganistan, ai thotë se marrja e pushtetit nga talebanët pas 20 vitesh është shumë e trishtë.

Deliu u shpreh se para disa vitesh shqiptarët ishin si afganët dhe se pritja e afganëve në vendin tonë është vendimi më i duhur për tu marrë për një popull në nevojë. Në Report tv, ai shtoi se refugjatët afganë nuk duhet të shihen si rrezik dhe se shteti ynë i ka të gjitha kapacitetet për t’i mbikëqyrur dhe monitoruar.

“Është një gjë e mirë që t’i presim. Jam dakord të vinë pasi ne dikur ishim afganët. Ata sot janë vend në nevojë dhe janë njerëz që bashkëpunuan me ne për një botë më të mirë për një Afganistan më të mire. Nuk përbëjnë rrezik pasi shteti shqiptar i ka të gjitha kapacitete gjurmuese dhe shërbimet sekrete për të monitoruar dhe mbikëqyrur secilin prej tyre dhe kuptuar se cili është. Situata aktuale është e trisht pasi për 20 vite ne kontribuuam për atë vend dhe derdhëm gjak  dhe situata përfundoi në mënyrë të tillë.  Është për të ardhur keq, ne prisnim më shumë nga ushtria afgane pasi dhamë gjithçka për trajnimin e tyre”, tha ai.

Screenshot 5 6

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button