Aktualitet

Afganët strehohen edhe në Maqedoninë e Veriut, njëra prej tyre lind foshnjën sapo kishte mbërritur në Shkup

Një refugjate afgane ka lindur foshnjën e saj në Shkup, një ditë pasi mbërriti nga Kabuli në Maqedoninë e Veriut.

Mediat maqedonase thonë se shtetasja afgane ishte shtatzënë dhe kishte udhëtuar me avion mbrëmjen e kaluar.

Ajo dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut kanë mbërritur dhe 149 refugjatë të tjerë afganë, 4 prej të cilave gra shtatzëna.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button