Kuriozitet

A do të ndodhë më ndryshimi i orës në tetor?

Në Mars 2019, Parlamenti Evropian votoi në favor të shfuqizimit të ndryshimeve sezonale dhe caktoi vitin 2021 si afat final të zbatimit.

Mosmarrëveshjet në BE, megjithatë, kanë bërë që ende mos ketë një vendim përfundimtar.

Ajo që u ra dakord në vitin 2019

Më 26 Mars 2019, Parlamenti Evropian miratoi propozimin e Komisionit për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të kohës. Eurodeputetët votuan me shumicë dërrmuese në favor të heqjes së tij (410 kundrejt 192).

Sidoqoftë, ky propozim i rënë dakord nuk ka fituar fuqi ligjore, pasi pritet të finalizohet nga Këshilli i BE-së. Në të njëjtën kohë, mosmarrëveshjet midis shteteve për mbajtjen e kohës dimërore ose verore po e pengojnë procesin.

Çfarë do të ndodhë këtë vit

Duke folur për edicionin irlandez online të The Journal, eurodeputetja irlandeze Deirdre Clooney tha se “propozimi nuk po ecën përpara dhe ka ngecur”.

Clooney ka mbrojtur prej kohësh heqjen e ndryshimit të orës në BE dhe dëshiron që vendet të qëndrojnë në kohën verore gjatë gjithë vitit.

“Nëse vendet zgjedhin kohën e verës, ne do të kishim më shumë net të ndritshme gjatë gjithë vitit. Megjithatë në dimër, mëngjesi do të ishte më i errët se mëngjesi i dimrit që të gjithë e dimë si është”.

Sigurisht për një vend si Shqipëria, nuk është aq e këndshme. Në rast se do të mbahet ora verore, ne do të fitojmë një orë më shumë me ditë edhe në dimër.

Kjo do të thotë se nëse në fund të tetorit nuk e ndryshojmë orën, muzgu në dimër nuk do të nisë në orën 16 por një orë më pas.

Nga ana tjetër, zbardhja e ditës nuk do të jetë më rreth orës 6 e tutje, por një orë më vonë.

Burimet nga Brukseli bëjnë të ditur se në fund të tetorit do të zhvillohet një diskutim i detajuar në nivelin e ministrive kompetente dhe të gjitha palët do të kërkojnë një marrëveshje.

Kush do të vendosë përfundimisht

Vendimi përfundimtar, megjithatë, do të merret nga Këshilli i BE dhe Parlamenti Evropian, pas një votimi nga Shtetet Anëtare të BE.

Kjo do të thotë që nëse 55% e vendeve që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së BE -së duan që ndryshimi i kohës të hiqet – edhe nëse pjesa tjetër e vendeve votojnë kundër – të gjitha vendet duhet të respektojnë, përfshirë dhe vendet evropiane jashtë BE, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button