Pronar kafeneje, kush është djali nga Vlora që u qëllua me dy plumba në kokë në mes të Athinës

Një vlonjat është e kzekutuar me dy p lumba mbrëmjen e sotme në qendër të Athinës. Ngjarja sipas mediave greke ka ndodhur në qendër të kryeqytetit, në zonën e Agios Panteleimon në Agios Pavlos në rrugën Kritis.
Shqiptari ishte në kafe në momentin që është qëlluar me dy p lumba në kokë dhe bark në një atentat mafioz. Pavarësisht se u transportua në spital me shpejtësi, vlonjati ndërroi jetë.
Detajet të reja janë zbardhur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë ku një shqiptar u qëllua me dy plumba në kokë. Sipas gazetarit Shpëtim Zinxhiria, ai ka ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej për në spital. Detajet bëjnë me dije se shqiptari që u v ra ishte pronar i një kafeneje dhe baba i dy femijëve.
Ngjarrja që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Athinës, bëhet fjalë për një shqiptar nga Vlora dhe pronar i një kafeneje. Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur në një kafene në zonën e Agios Panteleimon në rrugën Kritis. Ai eshte g oditur ne koke me dy p lumba dhe nje ne bark brenda në dyqan gjatë momentit që po pinte kafe. Mendohet që i ndjeri të jetë i moshës 40-45 vjeç.





