Aktualitet

Do i besohet Ahmetajt/ Del vendimi i Qeverisë që shpall gjendjen e emergjencës për energjinë deri në prill 2022

Qeveria ka marrë një vendim të veccantë duke shpallur gjendjen e Emergjencës, duke ngritur një shtab të vecantë për të trajtuar krizën që po troket në Shqipëri nga furnizimi i energjisë elektrike.

Vendimi më i fundit u mor në mbledhjen e jashtëzaknoshme dhe ai parashikon që grupi ndërminstitucional të të drejtohet nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

“Grupi ka në përbërje ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë dhe çdo përfaqësues nga institucione të tjera, që vlerësohen të nevojshëm nga Zëvendëskryeministri”, thuhet në vendimin e qeverisë.

“Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 15 prill 2022”, thuhet në vendim.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button