Aktualitet

I vihet tritol një servisi celularësh në Yzberisht, nga shpërthimi vetëm dëme materiale

Një sasi tritoli, i vënë në derën e një servisi celularësh, ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Yzberisht, në rrugën “Thoma Goxhaj”.Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, 

ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk kanë mbetur persona të lënduar.

Servisi ishte në pronësi të një personi me inicialet E.D, ndërsa për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje mbi rrethanat e ngjarjes.

 Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit  si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button