Aktualitet
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet në drejtim të një makine

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një makine tip “Audi” në ngjyrë të bardhë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërkohë që policia është nisur drejt vendngjarjes.




