Shemsi Prençi jep dorëheqjen si këshilltar i Presidentit Meta

Këshilltar i Presidentit Meta për Çështjet e Emergjencave Civile ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë dhe ka qenë vetë kreu i shtetit që ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.
POSTIMI I METES
Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.
E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite.
Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen.




