Aktualitet

Korça e Dibra nën pushtetin e borës, bllokohen rrugët

Bora mbulon Dibrën e Korçën.

Mësohet se në të dyja këto qarqe kanë nisur problemet e para me bllokimin e rrugëve.

Në Korçë është e bllokuar rruga Shtylle-Panarit. Ndërsa në zonat malore të Dibrës raportohet për mungesë të energjisë elektrike në disa fshtra.

Qarku i Korçës është përfshirë që në orët e para të mëngjesit të sotëm nga reshjet e dendura të dëborës.

I gjithë Qarku Dibër është përfshirë nga reshjet e borës që prej mëngjesit të kësaj të shtune.

Bora është shoqëruar me erë të fortë, duke krijuar disa probleme, duke bllokuar kështu qarkullimin në disa zona.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button