Aktualitet
Tragjike në portin e Durrësit/ Kamioni tërheq zvarrë një vajzë të re, humbi jetën nga plagët

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në portin e Durrësit.
Një kamion i drejtuar nga një 39 vjeçar ka përplasur për vdekje një punonjëse të portit.
Kamioni e ka tërhequr për rreth 30 metra vajzën, me iniciale A.H, e cila pas aksidentit nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve.
Viktima është e moshës 25 vjeçe.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.




