Aktualitet
LAJMI I FUNDIT/ Grabitet një banesë tek ‘Shallvaret’, autorët marrin para dhe bizhuteri

Tiranë- Një grabitje raportohet të ketë ndodhur në Tiranë. Mësohet se në rrugën “Reshit Çollaku” në zonën e Shallvareve, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me thyerje në banesën e një 53-vjeçareje dhe kanë marrë bizhuteritë dhe një shumë parash.Policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.




