Aktualitet

Ministrja e Financave: 40 milionë dollarë për shpërblimet e fundvitit, ja kategoritë që përfitojnë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur se qeveria ka miratuar nja paketë solidariteti për fundvitin, pra një shpërblim për disa kategori, siç janë pensionistët, personat me ndihmë ekonomike dhe ata me aftësi të kufizuar.

“Miratuam projekt vendimin për shpërblimet e fundvitit për gjithë kategoritë e pensionistëve, janë 668 mijë pensionistë që përfitojnë nga paketa e miratuar sot, me një vlerë 3.5 mld lekësh për pensionistët, dhe 400 mln lekësh për gjithë kategoritë e tjera.

Janë afro 40 milionë dollarë qe alokohen për shpërblimet e fundvitit për pensionistët, për personat me ndihmë ekonoikme dhe personat me aftësi të kufizuar”, tha ministrja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button