Aktualitet

Të gjithë sytë nga Ukraina, gati të “plasë” mes Turqisë dhe Greqisë

Një përplasje e rëndë mes një mjeti lundrues të Rojes Bregdetare dhe dy mjeteve të peshkimit turk ka ndodhur pasditen e së martës në brigjet e Oinousses.

Sipas informacioneve nga mediat greke, anijet e peshkimit turke po gjuanin në ujërat territoriale greke, diçka që është e ndaluar.

Ekuipazhi i Rojes Bregdetare tentoi të largonte anijet turke të peshkimit nga zona bregdetare greke, por peshkatarët turq reaguan duke kundërshtuar.

Në këto kushte pala e rojës bregdetare greke ka hapur zjarr në ajër për të nxjerrë jashtë ujërave territoriale greke anijet e peshkimit turk.

Pala turke pretendon se nga të shtënat është plagosur një peshkatar turk. Ky informacion nuk është konfirmuar nga Ministria e Transportit Tregtar dhe Roja Bregdetare. /abcnews.al/

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button