Aktualitet

E diela me shi, rikthehet edhe dëbora, temperaturat shkojnë deri në -2 gradë

Reshje shiu dhe dëbore do të na shoqërojnë përgjatë gjithë ditës sot.

Orët e para të ditës do të sjelli reshje, ku në zonat të izoluara pritet të kemi dhe reshje mesatare.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që në ultësirën perëndimore të kemi reshje shiu, por në zonat malore vranësirat do të gjenerojnë reshje dëbore.

Ndërsa orët në vijim sjellin në vend përmirësim të lehtë të motit, ku priten momente pa reshje dhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button