Aktualitet

Dorëheqja e Lulzim Bashës, reagon Ambasada Amerikane

Ambasada e SHBA ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Në reagimin e saj Ambasada Amerikane vlerëson aktin e dorëheqjes së Lulzim Bashës duke e cilësuar atë si shenjë udhëheqëse.

Sipas Ambasadës Amerikane vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes, do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.

“Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë. Shpresojmë që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; do të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian; dhe do të ritheksojë parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua. Një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe përkushtimi për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë mbeten të pandryshuara”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button