Aktualitet

PS ndez motorët për zgjedhjet vendore të 2023? Rama: Duhet t’i fitojmë

PS ka ndezur motorrët elektoralë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se PS e ka detyrim fitoren e zgjedhjeve. ”Vitin e ardhshëm ne kemi zgjedhjet vendore. Koha kalon shumë shpejt. U bë më shumë e zakonshme që ne të kemi mbi kokë gjërat të jashtëzakonshëm që ne do donim mos ndodhnin kurrë. Por kanë ndodhur dhe ne duhet të përballemi me to. Tërmeti, pandemia, tani kjo situata tjetër (lufta) që nuk dihet sa zgjat. Por zgjedhjet janë aty, ne duhet t’i bëjmë dhe duhet t’i fitojmë. Dhe sigurisht që për të fituar zgjedhjet na duhet jo vetëm të përsërisim gjithçka të duhur që kemi bërë deri tani, por na duhet të shkojmë edhe më tej”, deklaroi Veliaj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button