Aktualitet

Bie çmimi i karburanteve/ Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë me 3 lekë çmimin për një litër naftë, nga 237 në 234 lekë.

Sipas vendimit i cili hyn në fuqi sot në orën 18:00, çmimi i naftës me shumicë do të jetë 222 lekë për litër.

Ndërsa benzina me pakicë do të tregtohet 237 lekë, ndërsa me shumicë 225 lekë për litër.  Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

Njoftimi i plotë

Bordi i Transparencës në datë 18 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 234lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 237 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button