Aktualitet

Kurti: Po ecim me hapa të sigurt për realizimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se po ecin me hapa të sigurt drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.Mbrëmë në mbledhjen e 87-të të qeverisë,

miratuam vendime për dy marrëveshje, dy projekte madhore zhvillimore. Për njërën do të kërkohet ratifikimi në Kuvendin e Republikës, për tjetrën autorizimi i Presidentes për nënshkrimin e të njëjtës. Pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, me hapa të sigurt po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë. Me ratifikim në Kuvend, do të përcaktohet procedura, do të ndahet kostoja, ashtu që hekurudha të realizohet”, shkruan Kurti në një postim në Facebook.

“Ndërkaq, pas negociatave të suksesshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), do të kërkohet autorizimi nga Presidentja, për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë”, shton ai më tej.about:blank

Për këtë projekt ka pasur një deklaratë edhe nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është shprehur se hekurudha Tiranë-Prishtinë do të jetë gati brenda 4 viteve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button