Aktualitet

Shpallja e Berishës “non grata”, reagon ambasada britanike: Veprime ndaluese ndaj disa individëve!

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar sot pasi kryetari I PD-së, Sali Berisha njoftoi se ishte lajmëruar nga qeveria britanike se ishte shpallur “non grata”.

I pyetur nga News 24 nëse në listën e qeverisë britanike ka emra të tjerë nga maxhoranca që janë shpallur “non grata”, ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë tha se “MB ka ndërmarrë veprime ndaluese ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të dokumentuara dhe gjerësisht të publikuara me kriminalitetin dhe korrupsionin. Nuk mund të zbulojmë emrat ose numrin e personave për veprimet që lidhen me emigracionin. Është një politikë e kahershme e Ministrisë së Brendshme britanike që të mos komentojë mbi statusin e imigracionit të individëve”.

Mesditën e sotme, Berisha njoftoi se është shpallur non grata nga Britania e Madhe për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button