Aktualitet

Tërmet i fortë në Itali

Një tërmet me magnitudë 4,9 të shkallës rihter ka tronditur rajonin e Siçilisë pasditen e së premtes.Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit është regjistruar 44 kilometra të Capo d’Orlando.

Tërmeti ka rënë në orën 16:19 minuta, ndërsa ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash. Nuk ka raportime për dëme materiale.

Në të njëjtën kohë, një tjetër tërmet i fuqishëm, 4,9 rihter është regjistruar edhe në ishullin e Santorinit në Greqi, i cili prej ditësh është tronditur nga qindra tërmete.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button