Aktualitet

Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë

Një trafik i rënduar është krijuar në autostradën Fushë Milot- Lezhë-Shkodër.

Prej më shumë se dy orësh makinat kanë ngelur të bllokuar për shkak trafikut të rënduar.

Situata është rënduar edhe nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila sipas autoriteteve rrezikon shembjen.Kjo ka detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin vetëm një itinerar për të kaluar në këtë nyje kyçe të qarkullimit drejt veriut dhe bregdetit të Adriatikut.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button