Aktualitet

LAJM I FUNDIT: SPAK nis hetimet për Ilir Metën (Ilir Metaj)

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta.

Kreu i SPAK, Arben Kraja i është drejtuar me një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

SPAK ka kërkuar formularin e dekriminalizimit për Metën.

SPAK i kërkoi Ilir Metës formularin e vetëdeklarimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funskione publike”.

Dokumenti i SPAK mban datën 23 gusht 2022 ndërkohë që në të thuhet se kërkesa për formularin bëhet për integritetin e personave që emërohen në funksione publike.

Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/ 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të dorëzuar nga ish deputeti I Kuvendit të republikës së Shqipërisë, zv: Ilir Metaj (Meta)” – thuhet në dokumentin e SPAK.

Kërkesa e SPAK vjen pas daljes në publik e dosjes së bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit I.M, që është pikërisht Ilir Meta (Metaj)

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button