Sulmet nga Partia e Lirisë, Yuri Kim takon Arben Krajën: SHBA-ja mbështet Reformën në Drejtësi

Pas njoftimit të SPAK-ut, se ka filluar hetimi penal ndaj Ilir Metës, ky i fundit thotë se SPAK-u i drejtuar nga Arben Kraja ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik, duke e cilësuar edhe një herë reformën në drejtësi si Ramaforma. Meta e quan Krajën si “spurdhjaku i partisë”.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e përfshirë me qëndrime në këtë çështje, është në krah të Krajës. Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë ta mbështesin punën e SPAK dhe të institucioneve të tjera të Reformës në Drejtësi.
Po ashtu Kim tregon se Kraja sapo është kthyer nga vizita zyrtare në Uashington, ndërsa thekson se kjo vizitë do të forcojë bashkëpunimin e Shqipërisë dhe SHBA-së në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Kemi kënaqësinë të mirëpresim sërish kreun e SPAK-ut, Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”.
Kurse kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka shndërruar në aneks të zyrës së tij disa institucione të drejtësisë dhe sigurimit në vend. “Me qëllimin e vetëm fabrikimin, falsifikimin, manipulimin e paskrupullt të pseudo-fakteve, pseudo-dokumenteve për kundërshtarët politikë, në rastin konkret kundër kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta”.
Pas publikimit të një raporti nga Autoriteti i Dosjeve se Ilir Meta ishte i përfshirë në Sigurimin e Shtetit gjatë diktaturës, si dhe pas kallëzimit nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili ka akuzuar Metën për lobim me të ardhura të paligjshme, SPAK ka kërkuar nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve një kopje të formularit të vetëdeklarimit të Metës, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Shkresa që SPAK i ka drejtuar KQZ i referohet Metës si ish-deputet. Ajo thekson se informacioni kërkohet për llogari të hetimeve që kjo strukturë ka nisur në kuadër të ligjit te dekriminalizimit.
·
Pleased to welcome back SPAK chief Arben Kraja after his official visit to Washington, which further strengthens cooperation in the fight against corruption & organized crime.
will continue to strongly support the work of SPAK & other institutions of justice reform.

USEmbassyTirana
@USEmbassyTirana
A SPAK prosecutor & a group of NBI investigators visited the #WashingtonDC area last week where they met with officials representing the U.S. @TheJusticeDept & @StateDept, @FBI, @DEAHQ, the Maryland Coordination & Analysis Center, & the @BaltimorePolice https://bit.ly/3w6DJ9t




