Aktualitet
Ulja e temperaturave/ Nisin reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve

Kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Burime bëjnë me dije se reshjet kanë nisur prej orës 19:00 dhe se temperaurat në Korçë kanë rënë.Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, deri tani nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. ndërkohë mesohet se në veprim janë vënë, grupet e punës dhe mjetet kontaktore të cilat aktualisht janë zhvendosur në Dardhë, Qafën e Qarrit, Dishnicë, Voskopojë, Gorricë, Qafë Pllocë.




