VORË-Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Vorë, z. Blerim Shera, si një shembull i përkushtimit ndaj digjitalizimit dhe shërbimeve inteligjente në funksion të komunitetit.

📍 Bashkia Vorë – Shërbim i përditshëm dhe mbështetje për qytetarët në e-Albania
Në Bashkinë Vorë, çdo ditë ofrohet asistencë falas për qytetarët në përdorimin e aplikacioneve dhe shërbimeve të ndryshme të platformës e-Albania – një ndërmjetësim digjital mes qytetarit dhe institucioneve shtetërore që shmang pritjet, radhët dhe vonesat në marrjen e dokumenteve.
📲 Platforma Qeveritare e Ndërveprimit përfshin mbi 1200 shërbime online, dhe vetëm gjatë ditëve të zakonshme, nga 10 deri në 15 qytetarë në ditë drejtohen pranë ambienteve të bashkisë për ndihmë. Ky fluks shtohet dukshëm të hënave dhe të enjteve, kur qytetin e vizitojnë edhe banorë të zonave përreth gjatë ditëve të tregut.
👩💼👨💼 Në shërbim të qytetarëve janë tre zyra të dedikuara me staf të trajnuar me profesionalizëm, durim dhe përkushtim, duke e bërë administratën vendore më afër njerëzve, më të aksesueshme dhe më funksionale.
🔹 Ky shërbim i dobishëm dhe i përditshëm u prezantua nga Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Vorë, z. Blerim Shera, si një shembull i përkushtimit ndaj digjitalizimit dhe shërbimeve inteligjente në funksion të komunitetit.



🟦 Bashkia Vorë vazhdon të jetë një model i administratës që i shërben qytetarit me transparencë dhe efikasitet.




