Aktualitet

ZBARDHEN detajet nga shpërthimi i djeshëm në Kamëz/ Makinës luksoze i vendosën 100gr tritol

Kamëz- Zbardhen detajete të reja nga shpërthimi në Kamëz ditën e djeshme.

Eksplozivi, lloji i të cilit nuk është përcaktuar ende, ishte vendosur poshtë mjetit “BMW X5”, që përdorej nga shtetasi Gjon Mena. Lënda plasëse nuk ishte e lidhur me mjetin, por ishte vendosur direkt në tokë, poshtë parakolpit të mjetit.

Lënda eksplozive mendohet të ketë qenë 100 gr tritol, ku si pasojë e plasjes Gjon Mena ka marrë dëmtime në të dyja këmbët.

Policia e ka referuar çështjen për vrasje të mbetur në tentativë dhe po heton për identifikimin e autorëve. I dëmtuari, i cili është me precedentë penalë, është pyetur në lidhje me dyshimet e tij.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button