Sport

Florian Marku fiton ndeshjen në ‘Air Albania’, ‘mposht’ meksikanin, fiton titullin ‘WBC'(FOTO)

Florian Marku është shpallur fitues i ndeshjes  në ‘Air Albania’ përball kundërshtarit meksikanit  Miguel Parra Ramirez.Pas 10 raundeve shumë të luftuara, 

në spektaklin e kësaj nate boksi ndërkombëtar në “Air Albania”, boksieri shqiptar Florian Marku konfirmoi formën e tij duke siguruar fitoren e radhës ndaj meksikanit i cili në disa momente edhe e vuri në vështirësi Markun.

Boksieri shqiptar Florian Marku ka qenë mjaft i emocionuar pas fitores me meksikanin Miguel Parra.

“I them faleminderit të gjithëve që erdhët sot. Kushdo që stërvitet jep shpirtin. Meksikanët janë të fortë. Një duartrokitje për meksikanin që erdhi këtu. Kam kaluar një jetë jo të lehtë si të gjithë shqiptarët. Ju falenderoj ju që keni ardhur ketu. Nuk jam as Superman as njeri që nuk goditet, edhe unë kam shpirt, por vetëm diçka ju premtoj. Do jap shpirtin derisa të bie dhe të mos çohem më. Ju premtoj se do jap shpirt”, u shpreh Marku.

Marku ka bërë një ndeshje të madhe dhe mjaft emocionuese në “Air Albania”, duke mos zhgënjyer asnjë nga të pranishmit.

1661461401_1661459957Screenshot2.jpg

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button