Vrasja e dyfishtë në Lezhë/ Babë e bir u vranë nga ish-dhëndri pas divorcit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mbrëmjen e djeshme. Në orën 23:00, ish dhëndri i shtëpisë Besnik Pjetri vrau ish vjehrrin dhe ish kunatin. Mësohet se dy viktimat sapo ishin kthyer nga Italia.
Policia është vënë në ndjekje të autorit.Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. (babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.
Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.




