Aktualitet

KQZ nis nesër rinumërimin e 2323 qendrave të votimit, ja cilat do të jenë subjektet e legjitimuara nga KAS për të pasur vëzhgues gjatë procesit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ditën e nesërme të 17 qershorit, do të nis zyrtarisht procesi i rinumërimit të 2,323 qendrave të votimit  në orën 9:00.

Rinumërimi do të përfshijë edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit, sipas vendimit të dhënë nga KAS.

Ky proces do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit ‘Farie Hoti” në kryqytet, ku tashmë janë ngritur 24 tavolina numërimi e cila do të jetë e ndarë në 24 grupe pune.

Bëhet me dije se rinumërimi do të përfshijë katër qarqe: Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Elbasanin.

Gjithashtu, të drejtën për të pasur vëzhgues gjatë procesit të nesërm do ta kenë subjektet politike të renditur mëposhtë:

  • Për qarkun e Elbasanit, do të ketë vëzhgues për koalicionin PD-ASHM dhe për PS.
  • Për qarkun e Fierit, do ketë vëzhgues për koalicionin PD-ASHM, PS dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.
  • Rinumërimi për qarkun e Durrësit, do ketë vëzhgues nga koalicionin opozitar PD-ASHM, PS dhe partia ‘Mundësia’.
  • Ndërsa në Tiranë do të ketë vëzhgues nga PD-ASHM, PS dhe partia “Mundësia”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button