Aktualitet

Kryebashkiaku Arbana, transparencë me qytetarët për prioritetet e bashkisë.

Cilat duhet të jenë prioritetet e Bashkisë Shijak në vazhdimësi?

Kjo pyetje ishte pjesë e një pyetësori që kryetari i bashkisë së Shijakut, z.Arbana nxorri për qytetarët për të mësuar më shumë mbi pritshmëritë e tyre.

Ai ka njoftuar përmes një postimi në facebook se stafi i bashkisë ka shqyrtuar të gjitha përgjigjet e pyetësorit mbi prioritetet për të ardhmen.

Arbana shprehet: “Duke falenderuar të gjithë qytetarët e Shijakut që janë përgjigjur doja të ndaja me ju disa nga pikat më prioritare:

🔸️Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm.
🔸️Infrastruktura
🔸️Ambulancat në fshatra.
🔸️Punësimi i të rinjve
🔸️Shërbimi social
🔸️Rikonceptimi i qendrës së qytetit
🔸️Përfundimi i Pallatit të Kulturës
🔸️Menaxhimi i mbetjeve urbane
🔸️Kënd lojrash për fëmijë
🔸️Nxitja e turizmit në Shijak
🔸️Gjallërimi i jetës kulturore
🔸️Përmirësimi i shërbimit në transportin publik

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button