Aktualitet
Digjet kamioni në Vorë

Një kamion i ngarkuar me goma është djegur mesditën e sotme në Vorë, në autostradën Tiranë-Durrës.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por kjo ka shkaktuar trafik të rënduar automjetesh, duke bërë që mjetet të presin në radhë prej më shumë se një orë.
Mësohet se kamioni ishte nisur nga Durrësi drejt Vorës, ndërsa nuk dihen shkaqet e djegies së tij. Në vendngjarje ka mbërritur Policia e Vorës e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit në kamion.




