Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita largon drejtorin e Operacionales, priten lëvizje të tjera

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vijuar me ndryshimet në polici.

Mësohet se është larguar drejtori i Operacionales, Melsi Koçi.

Drejtimin e Operacionales, një sektor shumë i rëndësishëm në polici, pritet ta marrë Alban Dautaj, i cili aktualisht drejton Antiterrorin.

Mësohet gjithashtu se Hita ka firmosur edhe disa urdhra për ndryshime të nëndrejtorëve të qarqeve dhe shefave të komisariateve, të cilat pritet të zbardhen nesër dhe në ditët në vijim.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button