Fatos Nano, drejt Presidencës?/ Mazhoranca i hap rrugën
Mazhoranca socialiste duket se nuk e përjashton mundësinë, që ish-kryeministri Fatos Nano të jetë një ndër kandidatët e mundshëm për President të Republikës.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, sot gjatë një deklarate për mediat, i pyetur nga gazetarët në lidhje me emrin e Fatos Nanos, është shprehur se “të gjithë kanë shanse”.
Gjiknuri theksoi se nuk mund të flasë me emra, por nuk përjashtohet si mundësi.
Këtu nuk jam të komentoj emra të përveçëm. Të gjithë kanë shanse. Kufizimet tona janë që të mos jetë nga grupi ynë parlamentar. Identifikimi i emrave në këtë fazë do të ishte një gabim. Asnjë nuk është i përjashtuar, përfshirë dhe personi në fjalë.
Në momentin që diskutojmë për profil mund të jetë një emër që mund të ketë pëlqyeshmërinë e të dyja palëve. Nuk kemi pse paragjykojmë”, tha Gjiknuri.VoraNews