Aktualitet

Dimri do tregojë “dhëmbët” që ditët e para, çfarë parashikojnë meteorologët për ditët që vijnë

Stinën e vjeshtës gati-gati nuk e ndjemë fare. Madje pati njerëz, që frekuentonin plazhet në nëntor. Por gjithë ajo që nuk ra në vjeshtë, po ndodh këto ditët e fundit, që po karakterizohen nga stuhitë dhe reshjet. Ndërsa dimri do tregojë “dhëmbët” që ditët e para, parashikojnë meteorologët.

Stuhia që ka përfshirë vendin tonë e ka origjinën nga jugu i Europës. Era me shpejtësi deri në 70 km/orë, ka vështirësuar lundrimet.

Stuhitë dhe reshjet do vazhdojnë gjithë fundjavën. Të martën nuk do ketë stuhi, por ulen ndjeshëm temperaturat deri në -6 gradë celsius.

Kjo si pasojë e një mase të ftohtë siberiane. Verilindja, dhe juglindja do të përfshihen nga reshje  dëbore jo vetëm në zonat malore, por edhe në qytete.

Top Channel

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button