Aktualitet

MOTI për sot/ Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu në këto zona!

Vendi ynë do të dominohet nga vranësirat e shpeshta dhe reshje shiu në pjesën e parë të dytë, veçanërisht në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendore.

Ndërkohë në pjesën tjetër të territorit, sot parashikohet me vranësira të shpeshta dhe intervale me kthjellime.Por parashikohet që në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat të shtohen në të gjithë vendin tonë, duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Pritet që më të dukshme reshjet të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 22°C.Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button