Aktualitet
Prokurori i Tiranës, Erjon Imeraj kalon Vetting-un

I pastër nga procesi i Vetting-ut del edhe Prokurori i Tiranës, Erjon Imeraj. Këtë të premte ai është konfirmuar në detyrë nga KPK. Imeraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2005 me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe. Pasi ka punuar për shtatë vjet si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, në vitin 2012 ai u emërua si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ku e ushtron dhe aktualisht funksionin e tij.




