Aktualitet
Tiranë, një grua gjendet pa shenja jete në tarracën e banesës

Një grua e moshës 52-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut në kryeqytet.Policia bën me dije se graja është gjetur pa ndjenja në tarrecën e banesës së saj. Nga informacionet paraprake dyshohet se 52-vjeçarja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Më datë 13.09.2023, në afërsi të TEG-ut, shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.




