Aktualitet

4 viktima dhe 45 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 4 viktima si pasojë e COVID-19.

Po ashtu 45 persona të tjerë janë raportuar si të infektuar me virusin vdekjeprurës. Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raporton se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi MSH Kosovë:

30 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës.

Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.380 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191Në total numri i rasteve aktive është 2.928

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button