Aktualitet

Krimet e fundit/ Drejtori i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku vizitë ‘blic’ në Shkodër, urdhër vartësve: Zbardhni urgjent…!

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku se bashku me drejtues te Departamentit te Krimeve ne Drejtorine e Pergjithshme, ka zhvilluar sot nje vizite blic ne Shkoder.

Ai eshte takuar me drejtues te larte te Policise se Shkodres, ku ka kerkuar zbardhjen e ngjarjeve qe kane troditur Shkodren.

Qellimi kryesore i ketij takimi ka qene zbardhja e vrasjes se 19 vjecarit Erjon Xhenje.

Drejtori Rrumbullaku ka kerkuar administrimin e te gjithe provave qe disponon policia nderkohe qe sektori i kriminalistikes prane Drejtorise se pergjithshme eshte vene ne dipozicion te grupit hetimore per zbardhjen e kesaj ngjarje te rende qe ka tronditur Shkodren.

Krimet e fundit/ Drejtori i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku vizitë ‘blic’ në Shkodër, urdhër vartësve: Zbardhni urgjent...!Burimet bejne me dije se takimi ka zgjatur rreth nje ore ne ambjentet e Drejtorise se Policise ne Shkoder.

Si ndodhi vrasja e Erjon Xhenjës

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:10, pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’. Erjon Xhenja ishte duke pirë kafe, ndërsa u qellua nga autoret që po lëviznin me motoçikletë qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Atentati mendohet se është kryer nga dy persona që ishin të maskuar dhe lëviznin me motoçikletë. Njëri ka qëlluar nga distancë e afërt me 8 plumba pistolete. 5 plumba prekën trupin e të riut.

Rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes, në lagjen ‘Guerile’ është gjetur duke u djegur motoçikleta së bashku pistoletën që dyshohet se i përket autorëve. Hetuesit shpresojnë që autorët të kenë lënë gjurmë tek arma e përdorur në krim. Në lokalin ku ndodhi ngjarja janë sekuestruar 5 kamera sigurie.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button