Aktualitet

Klosi: Të gjithë sondazhet e nxjerrin Veliajn fitues të thellë në Tiranë, ka mbështetjen e PS dhe të qytetarëve

Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi deklaron se Erion Veliaj do të jetë sërish kandidat i mazhorancës për zgjedhjet e ardhshme vendore.
I ftuar në Report TV, për të folur mbi zgjedhjet lokale 2023, Sekretari Organizativ i PS Blendi Klosi theksoi se të gjithë sondazhet e nxjerrin Veliajn fitues të thellë në Tiranë. Klosi shprehu bindjen se Veliaj do të ketë jo vetëm mbështetjen e PS, por dhe të qytetarëve.
“Tirana është shembulli më i plotë i të gjithë këtyre që ne folëm, mënyrën se si kemi reaguar, si kemi qeverisur. Një bashkëpunim jashtëzakonisht i suksesshëm ndërmjet qeverisë qendrore dhe lokale dhe siç e ka thënë edhe kryeministri, nuk ka arsye që Erion Veliaj të mos jetë rikandidat për bashkinë e Tiranës dhe pa dyshim të gjithë sondazhet e nxjerrin fitues të thellë të kësaj bashkie. Do ketë mbështetjen e gjithë PS, por natyrisht edhe të qytetarëve”, tha Klosi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button