Aktualitet

U kapën 430 kg kokainë me vlerë 40 milionë euro, reagon Rrumbullaku: Falenderoj efektivët, treguan profesionalizëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku nëpërmjet një mesazhi, ka falenderuar të gjithë trupën policore të cilët u angazhuan në finalizimin me sukses të megaoperacionit antidrogë të koduar “Konsistenca” ku në pranga ranë 10 persona.

Rrumbullaku thotë se ky megaoperacion tregoi integritetin dhe profesionalizmin e strukturave policore, në luftën pa kompromis ndaj fenomeneve kriminale.

Mbrëmjen e djeshme dyshohet se u kapën reth 430 kg kokainë, në një operacion të SPAK në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. Droga ishte tretur në thasë me pleh kimik, me një ngarkesë totale 24 ton bashkë me kokainën që do veçohej në një laborator në Shqipëri.

Të arrestuar janë dhe katër të rinj me precedentë të mëparshëm penalë. Ata janë ndaluar në Rrugën e Arbrit me një makinë Range Rover, duke ardhur në drejtim të Fierit, në vendin ku u gjet sasia e drogës. Më poshtë, janë Bledar Matoshi e Klajdi Vrioni (Kodra).

Ndërkohë, Policia e Shtetit, e cila sot ka marrë vlerësime maksimale nga drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe prokurori i kësaj strukture që ndoqi hetimet, Adnan Xholi publikoi edhe pamjet nga ajri, ku shihet momenti kur efektivët dhe hetuesit kanë mbërritur në shtëpinë në Frakull si dhe momenti kur ndalohen katër të rinjtë në Rrugën e Arbrit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button