Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të dominojnë të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë kësaj të diele, duke sjellë në territor vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.

Sipas parashikimit pritet që në zona të izoluara reshje të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar, më të dukshme në zonat Jugore dhe Veriore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga-1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button