Aktualitet

Situata në MEK, muxhahedinët nxjerrin nga kampi forcat e shumta të policisë dhe gazetarët

Pas 5 orëve operacion, muxhahedinët kanë nxjerrë nga kampi i tyre forcat e policisë dhe gazetarët. Ky plan operacional i urdhëruar në SPAK, ka përfunduar në përleshje, ndërsa flitet dhe për 2 persona të vrarë dhe disa të plagosur. 

Ndonëse zyrtarisht nuk konfirmohet nga Policia e Shtetit se dy persona kanë humbur jetën, mbi 1 mijë banorë të këtij kampi janë hedhur në protestë.

“Dua të di nëse policia shqiptare është për mbrojtje apo është terroriste. Erdhën sot në kamp dhe vrau dy vëllezër tanë. Disa të tjerë janë në spital. Ju na keni strehuar, por nuk funksionin kështu. Ne jemi njerëz, civilë, por Shqipëria humbi gjithçka kështu”, tha një prej protestuesve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button