Aktualitet

 Ushtria shqiptare në stërvitjen e NATO-s në Bullgari, në kufirin lindor përballë Rusisë

Forcat shqiptare ushtarake i janë bashkuar aleatëve  në një stërvitje të NATO-s që po zhvillohet aktualisht në Bullgari.

Në këto stërvitje, përveç vendit tonë marrin pjesë trupa ushtarake nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, informon A2.

Sipas zyrtarëve ushtarakë, kjo stërvitje komplekse e artileri të rëndë, zhvillohet për të mbrojtur territorin në rast të një agresioni.

Kujtojmë që në korrik misioni i NATO zhvilloi në Letoni një stërvitjet ushtarake ku morën qindra ushtarë, mes tyre edhe shqiptarë, të cilët simuluan një stërvitje ku u përdorën armët e lehta Voranews

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button