Aktualitet

Kejvina Kthella përjashtohet nga BBV, qëlloi me shuplakë Luiz Ejllin gjatë spektaklit të kaluar

Kejvina Kthella është larguar nga loja e Big Brother Vip Albania. Ajo ka shkuar në dhomën e rrëfimit ku Arbana Osmani i ka komunikuar vendimin e vëllait të madh.

Ajo theksoi se është marrë vendimi që ky moment të mos transmetohet për shkak se është një nga episodet më të shëmtuara në këtë program televiziv.

“Big Brother ka vëzhguar me kujdes incidentin e ndodhur të shtunën e kaluar. Të gjithë ju e dini se Big Brother nuk toleron dhunën fizike brenda shtëpisë.

Konflikti i të shtunës s kaluar ka qenë një nga momentet më të shëmtuara televizive. Big Brother ka zgjedhur evitimin e transmetimit të tij në ekran. Për mënyrën si ke reaguar, vëllai i madh ka vendosur që tij Kejvina të skualifikohesh nga loja”, deklaroi Arbana.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button