Aktualitet
AKM gjobit një tjetër kryetar bashkie për mosmenaxhim të mbetjeve, ndëshkohet me 500 000 lekë kreu i bashkisë së Poliçanit

Një tjetër kryetar bashkie është gjobitur për mos menaxhimin e mbetjeve në terren, të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme vend e pa vend.
Pas ndëshkimit të kryetarit të Malësisë së Madhe, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur me 500 000 lekë, kryetarin e bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj.
Gjoba ndaj kryetarit të bashkisë parashikohet nga ligji “Për menaxhimin e mbetjeve”, i cili është miratuar që në vitin 2011.




