Aktualitet

Berisha tenton të regjistrojë PD në zgjedhje me vulën e vjetër dhe vendimin e Agron Zhukrit

Sali Berisha dhe Flamur Noka, kanë dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë zyrtare për tu resistruar si Partia Demokratike. E për këtë kanë vulosur dokumentet me një vulë, e cila nuk njihet ligjërisht dhe është falsifikim i pastër. Më saktë, ajo është vula me logon e vjetër të PD, që Berisha riktheu me foltoret e tij në dhjetor 2021.

Berisha i dërgon KQZ-së vendimin e Agron Zhukrit si dokument legal për njohjen e partisë së tij, ndërkohë që vetëm para pak ditësh Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e Zhukrit.

Por sipas Foltores, ku vendim nuk mund të jetë në fuqi, pasi nuk është i formës së prerë. Çështjë më e keqja, janë vulosur dokumentet me vula që nuk janë miratuar në një gjykatë.

Sipas 190 të Kodit Penal, falsifikimi i Vulës dënohet nga 6 muaj deri në 4 vjet, e kur është në bashkëpunim, deri në 5 vjet.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button