Aktualitet

Rama në kantierin e parë fotovolkaik ‘Blue 1’ në Seman: Do e kthejë Shqipërinë në…

Kryeministri Rama ndodhet në Seman, ku ka parë punimet në kantierin e ri të parkut të parë fotovolkaik në vend, Blu 1.

Në postim, Rama shkruan se ky investim madhor do ta bëjë Shqipërinë në një në vend eksportues në këtë sektor. Së shpejti, do të nisë puna edhe në kantierin Blue 2.

“Fier, Seman –  Në kantierin e parkut të parë fotovoltaik në vend “Blue 1”, më i madhi projekt në rajon i energjisë së rinovueshme, një investim madhor me një kapacitet prej 50 deri 200 MË, që hap pas hapi jo vetëm do të plotësojë nevojat për energji për 30 mijë familje të zonës, por do ta kthejë Shqipërinë në një vend eksportues të këtij sektori????????

”Blue 1” do të pasohet më tej edhe nga projekti  “Blue 2”,  si një hap më shumë, në vijim të politikave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për diversifikimin e burimeve të rinovueshme.”– shkruan Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button